Mustafa akuzon Qeverinë për shkarkimet dhe dorëheqjet në AKP: Dikush po do të pasurohet me toka

Aktuale

Mustafa akuzon Qeverinë për shkarkimet dhe dorëheqjet në AKP: Dikush po do të pasurohet me toka

Nga: N.A Më: 30 tetor 2018 Në ora: 13:41
Ish kryeministri i Kosovës, njëherit kreu i LDK-së, Isa Mustafa

Ish kryeministri i Kosovës, njëherit kreu i LDK-së, Isa Mustafa përmes një postimi në facebook ka komentuar dorëheqjen nga posti të Petrit Gashit, kryetarit të Bordit të Drejtorëve të Agjensionit Kosovar të Privatizimit

Mustafa ka theksuar se Gashi një ekonomist I dalluar largohet sene nuk bashkëpunon me krimin.

Tutje, Mustafa ka thënë se dorëheqja e Petrit Gashit është një argument se ky pushtet duhet të shkoj sa më parë.

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë:

Të nderuar miq,
Dje mësova nga mediat se Petrit Gashi dha dorëheqje nga posti i Kryetarit të Bordit të Drejtorëve të Agjensionit Kosovar të Privatizimit. Ndërkaq, para disa ditësh anëtarët e këtij bordi, me përjashtim të Petritit, kishin vendosur ta shkarkojnë drejtorin menaxhues të Agjensionit.. 
Janë mbushur mbi tre vite që Kosova është kursyer nga aferat dhe skandalet në AKP, nga vjedhjet dhe manipulimet. Prandaj ata që nuk vodhën dhe nuk manipuluan as për vete as për të tjerët u detyruan të largohen. Profesor Petrit Gashi, një prej ekonomistëve më të thellë dhe më të spikatur jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë, i doktoruar në Britani të Madhe, i specializuar në shumë programe në SHBA, largohet, sepse nuk bashkëpunon me krimin.
Është e dhimbshme dhe zhgënjyese që pas një pune sistematike, të suksesshme dhe vënie të rregullit në AKP, drejtuesit e këtij agjensioni të detyrohen të shkarkohen dhe të japin dorëheqje, për të hapur rrugë që dikush të pasurohet nga pronat që i takojnë Kosovës. 
Ky është edhe një argument se ky pushtet duhet të shkoj sa më parë. IM

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat