Haki Abazi: Të jetosh në veri është terror për qytetarët

Aktuale

Haki Abazi: Të jetosh në veri është terror për qytetarët

Nga: N. Sh Më: 30 tetor 2018 Në ora: 13:49
Haki Abazi

Analisti politik, Haki Abazi thotë se EULEX-i ka dështuar me vendo rend dhe ligj në pjesën veriore të Kosovës, e kjo sipas tij, e ka krijuar këtë pjesë të Kosovës në poligon të pastrimit etnik të shqiptarëve.

Abazi thotë se ky është edhe manipulim i skajshëm me popullatën serbe.

Ai thekson se, në veri janë të rrezikuar edhe qytetarët shqiptarë, por edhe ata serb.

Sipas Abazit, atje kanë ndodhur vrasje të shqiptarëve por edhe të serbëve si dhe të pjesëtarëve ndërkombëtarë, ndërsa shton se, me jetua në një territor të tillë është terror për qytetarët e rëndomtë.

Kurse për zbulimin e vrasjeve thekson e nuk është bërë asgjë deri më tani.

“Është e qartë se mbajtja e një pjese të Kosovës jashtë ligjit dhe hapësirë e krimit të organizuar ka vënë në rrezik të gjithë qytetarët. Dështimi i EULEX-it me vendos ligj dhe rend e ka krijuar këtë pjesë të Kosovës një poligon të pastrimit etnik të shqiptarëve dhe manipulim i skajshëm me popullatën serbe atje”, thotë Abazi për gazetën “Bota sot”.

Ai shton se, pranimi i status quos në pjesën veriore është dështim edhe i bashkësisë ndërkombëtarë edhe institucioneve të Kosovës para krimit.

“Aty kanë ndodhur vrasje edhe të shqiptarëve, edhe të serbëve dhe të pjesëtarëve ndërkombëtarë dhe në një territor të tillë është terror me jetua për qytetarë të rëndomtë. Asgjë nuk është e bërë që këto vrasje të ndriçohen deri tani dhe kjo tregon se institucionet janë duke mundësuar që krimi të shkojë pa u dënuar”, potencon Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat