Hoti: Ta ndalim presidentin që të mos luajë çdo ditë me ndjenjat e qytetarëve

Aktuale

Hoti: Ta ndalim presidentin që të mos luajë çdo ditë me ndjenjat e qytetarëve

Nga: A.M. Më: 30 tetor 2018 Në ora: 13:56
Avdullah Hoti

Shefi i deputetëve i partisë më të madhe opozitare në vend, Avdullah Hoti pret që nesër në Kuvendin e Kosovës të miratohet rezoluta kundër negociatave për territorin e Kosovës.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka ftuar të gjitha grupet parlamentare që të ta mbështesin këtë rezolutë.

Postimi i plotë:

Ne presim që nesër në seancën e jashtëzakonshme të miratohet rezoluta “se askush nuk mund të negociojë për territorin e Kosovës”. Kjo është vija e kuqe më e rëndësishmja në procesin e dialogut me Serbinë.

Në deklarimet publike të gjitha grupet parlamentare janë shprehur KUNDËR që territori i Kosovës të jetë pjesë e dialogut. Ne ftojmë të gjitha grupet parlamentare të jenë në seancë dhe të mbështesin këtë rezolutë.

Ne dëshirojmë që përmes kësaj rezolute të dërgojmë mesazh tek partnerët tanë ndërkombëtarë se qytetarët e Kosovës nuk kanë vullnet të negociojnë për territorin e Kosovës.

Ne dëshirojmë ta ndalim përfundimisht Presidentin që të luajë çdo ditë me ndjenjat e qytetarëve të Kosovës për shtet të pavarur, sovran dhe të pacenueshëm në tërësinë territoriale të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat