Albulena Haxhiu konfrontohet me Frashër Krasniqin

Aktuale

Albulena Haxhiu konfrontohet me Frashër Krasniqin

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 16:55
Pamje nga Komisioni

Anëtarët e Vetëvendosjes dhe ata të PSD-së ende nuk po mund ta pranojnë se i kanë ndarë rrugët.

Sa herë që anëtarë të këtyre dy subjekteve politike që dikur ishin tepër të bashkuar takohen mes vete nuk ka shancë që të mos konfrontohen.

Njëjtë ka ndodhur edhe sot.

Ishte Albulena Haxhiu ajo e cila u konfrontua me Frashër Krasniqin në mbledhjen e një komisionit.

Kur u hodh në votim plotësim ndryshimi i projektligjit për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, Frashër Krasniqi  abstenoi.

Reagimi i ish koleges së tij në parti  Albulena Haxhiu ishte i menjëhershëm. Ajo i tha Frashërit se po të kishte votuar kundër, nuk do të kishte kaluar ky plotësim ndryshim, duke  i thënë se vota kundër është më e drejta.

Përgjigja e Krasniqit ndaj Albulenës ishte “mos je ti pronar i së drejtës”?.

E deputetja Haxhiu ia rikujtoi Krasniqit se dikur përkrahnin njëri-tjetrin në këtë pikë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat