LDK përgatitet për zgjedhje, shpreson në rezultate të mira

Aktuale

LDK përgatitet për zgjedhje, shpreson në rezultate të mira

Nga: N.H Më: 30 tetor 2018 Në ora: 19:11
LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës, së fundi i ka shtuar aktivitetet në teren duke i vizituar kështu degët e saja në tërë Kosovës. Partia e Mustafës ka vizituar degën e Artanës.

Këtë e ka bërë të ditur kjo parti përmes një komunikate për media, përcjell "Bota sot".

“LDK-ja në këto takime po e vëren vullnetin dhe disponimin e mirë nëpër struktura dhe falënderon të gjitha strukturat për këtë vullnet që LDK-në do ta nxjerrë me një rezultat shumë të suksesshëm”, thuhet në kumtesën e kësaj partie.

Ja komunikata e plotë:

Kryesia e LDK-së viziton Degën e Artanës

Artanë, 30 tetor 2018

Takimin e hapi, kryetari i Degës së Artanës, z. Bajrush Ymeri i cili kërkoj një bashkëbisedim, pyetje dhe propozime konkrete për kryesinë e LDK-së.

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, z. Ismet Beqiri përshëndeti strukturat e degës, përcjelli përshëndetjet e kryetarit Mustafa.

Z. Beqiri foli për qëndrimet e LDK-së lidhur me dokumentin i cili përcakton qartë orientimet e LDK-së për dialogun me Serbinë, që pritet të miratohet në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së. 

Sekretari i Përgjithshëm, gjithashtu ka folur për Forcat e Armatosura, kufijtë shtetror dhe listat e veteranëve, çështje këto të njohura për opinionin. 

Z. Beqiri ka thënë se institucionet kanë humbur legjitimitetin dhe vendi duhet të shkoj në zgjedhje, prandaj LDK-ja vazhdon të punoj për të arritur votat e mjaftueshme për ta ngritur mocionin e votëbesimit.

Ai ka kërkuar mobilizim, shtim të aktiviteteve dhe unitet brenda strukturave në mënyrë që LDK-ja të jetë fituese.

Znj. Lirije Kajtazi, kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së, ka thënë që ky bashkëbisedim është forma më e mirë për të filluar një rrugë të suksesshme të cilën LDK-ja do ta mbyllë me rezultat fitues. 

Znj. Kajtazi ka folur gjithashtu për politikat e mira të LDK-së për gratë dhe bashkëpunimin e LDK-së me shumë fondacione duke falenderuar Fondacionin KAS, organizatat NDI dhe USAID dhe shumë OJQ tjera të cilat përmes granteve mbështesin gratë të cilat po përgatiten për sukses në jetën politike.

Znj. Vlora Dumoshi, ka përgëzuar strukturat e degës së Artanës të cilët kanë treguar kulturë të lartë politike dha ka thënë që të gjitha kërkesat e tyre do të adresohen në organet e partisë dhe në qeverisjen e ardhshme të LDK-së, Artana do të jetë e përkrahur përmes politikave të LDK-së.

Znj. Dumoshi ka folur për sfidat në të cilat ka kaluar qeverisja e kryeministrit Mustafa, por që ka qenë Qeveria më e suksesshme, pa afera dhe korrupsion, dhe që sot qytetarët janë duke e kërkuar.

Znj. Dumoshi ka përmendur gjithashtu disa çështje të tjera që lidhen me kryesinë dhe gratë në përgjithësi duke thënë që LDK-së tashmë iu kanë bashkangjitur gra me edukim superior dhe suksesin e tyre pritet ta tregojnë në politikë.

Z. Imet Rrahmani, ka thënë që Dega e Artanës ka pasur rol tejet të rëndësishëm në të gjitha proceset zgjedhore, gjatë të cilave LDK-ja ka dal e suksesshme.

Z. Rrahmani ka kërkuar që dega t’i shtroj shqetësimet dhe në të ardhmen t’i shqyrtojmë mundësitë për përkrahjen e degës qoftë përmes organeve të partisë apo Grupit Parlamentar.

Dega e Artanës, ka adresuar disa probleme dhe kanë shprehur përkrahjen për qëndrimet e kryesisë së LDK-së dhe kryetarit Mustafa.

LDK-ja në këto takime po e vëren vullnetin dhe disponimin e mirë nëpër struktura dhe falënderon të gjitha strukturat për këtë vullnet që LDK-në do ta nxjerrë me një rezultat shumë të suksesshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat