Veseli: Jam kundër ndarjes së Kosovës dhe Asociacionit

Aktuale

Veseli: Jam kundër ndarjes së Kosovës dhe Asociacionit

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 21:48
Kadri Veseli

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) njëkohësisht kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se ai është kundër ndarjes së Kosovës dhe kundër Ascociacionit të Komunave me shumicë Serbe që do të kishte kompetenca ekzekutive.

Veseli ka thënë se nëse këto pika përfshihen në rezolutën e opozitës PDK-ja, do ta votojë atë.

“Rezoluta e opozitës është e mangët. Ajo merret me një person. Ne jemi kundër ndarjes së Kosovës dhe kundër Ascociacionit të Komunave me shumicë serbe që do të ketë kompetenca ekzekutive, jo korrigjim të kufijve”.

Kryeparlamentari thotë se Thaçi me idenë e tij ka vënë në siklet disa politikanë që kanë përmendur bashkimin kombëtar.

“Presidenti ka dhënë një mendim që nuk është obligativ deri në momentin kur Kuvendi i Republikës së Kosovës nxjerr platformën e vet. Bartësit e institucioneve janë përgjegjës të sillen në konform të platformës së dalë nga Kuvendi i Kosovës”.

Veseli ka thënë se presidenti Thaçi është politikani më me eksperiencë të jashtme në skenën politike dhe nuk mund të bëj gabime, siç po mendohen.

“Thaçi ka përvojë politike që mund të jetë edhe duke testuar”, deklaroi Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat