Milaim Zeka e pranon një fakt negativ për Nismën Socialdemokrate

Aktuale

Milaim Zeka e pranon një fakt negativ për Nismën Socialdemokrate

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 21:50
Milaim Zeka

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka e ka pranuar që partitë e koalicionit qeverisës, përfshirë Nismën Socialdemokrate – pjesë e së cilës është edhe ai vet – punësojnë njerëz të partisë në pozita qeveritare.

Zeka, i cili po përballet me drejtësinë mbi dyshimet për mashtrimin me viza të qindra qytetarëve të Kosovës, ka thënë se “nuk është normale” të punësohen vetëm njerëzit e afërt me partitë e koalicionit qeverisës në pozita publike.

“Të gjitha partitë e koalicionit, përfshirë edhe Nismën, e kanë kthyer qeverinë në zyre të partive. Punësojnë njerëz të tyre; shikojeni se sa shumë zv/ministra ka në Qeveri. Kjo nuk është normale o burrë”, ka thënë Zeka në emisionin Pressing.

Zeka u zgjodh deputet i Kuvendit të Kosovës për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit të këtij viti. Mirëpo, që nga atëherë ai po vazhdon të ballafaqohet me drejtësinë në dy raste të ndryshme: për mashtrimin me viza të mbi 900 kosovarëve dhe për kanosjen e një prokurori të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Deputeti Zeka u lirua nga arresti shtëpiak disa ditë më parë, pasi kishte qëndruar në paraburgim e më pas në arrest shtëpiak pas ngritjes së aktakuzës për kërcënimin e prokurorit Shefkiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat