Deputeti LDK-së i reagon ashpër Kadri Veselit: O i paditur partia jonë e rrëzoi komunizmin në Kosovë

Aktuale

Deputeti LDK-së i reagon ashpër Kadri Veselit: O i paditur partia jonë e rrëzoi komunizmin në Kosovë

Nga: N. H Më: 30 tetor 2018 Në ora: 22:34
Kadri Veseli

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka reaguar fuqishëm ndaj deklaratave të kryeparlamentarit Kadri Veseli, i cili tha se LDK është parti komuniste.

E i menjëhershëm ishte edhe reagimi i Avdylt i cili e quajti Veselin si marksist-leninisti i fundit në Ballkan, përcjell Bota sot”.

Me tej ai thotë se, Lidhja Demokratike e Kosovës ishte parti e parë në Ballkan që e rrezoi komunizmin.

“Edhe këtë e dëgjova nga Kadri Veseli që ai si marksist Leninisti i fundit në Ballkan t’i jep vetes të drejtë të quaj LDK-në parti komuniste dhe njerëzit e saj komunistë. LDK ishte parti e parë në Ballkan që e rrëzoi komunizmin o i paditur”, ka shkruar deputeti Haxhi Avdyli në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat