Thaçi: Në Bjellorusi do të kërkoj njohje të reja për Kosovën

Aktuale

Thaçi: Në Bjellorusi do të kërkoj njohje të reja për Kosovën

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 23:26
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Bjellorusi, për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih, ku pjesëmarrës do të jenë liderë të shumë shteteve.

Presidenti Thaçi ka thënë se kjo vizitë është e një rëndësie të veçantë, derisa sa ka theksuar se shtetin e Kosovës do ta prezantojë si një storie të suksesit.

Ai po ashtu ka folur edhe për domosdoshmërinë e një marrëveshjeje me Serbinë, me njohje reciproke të shteteve, për të ardhme evropiane.

“Pjesëmarrja e delegacionit kosovar në këtë takim është e një rëndësie të madhe për Kosovën sepse Kosova për herë të parë merr pjesë në një takim të tillë të shteteve të përfaqësuara nga e gjithë bota që organizohet në Bjellorusi, një vend i cili ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Prandaj vlerësoj se është një mundësi shumë e mirë që të kemi kontakte me përfaqësuesit e shtetit të Bjellorusisë dhe përfaqësuesit e kësaj bote që ende janë në proces hezitues apo janë në një proces të shikimit të vendimit të tyre për shtetin e Kosovës", ka deklaruar Thaçi.

"Shteti i Kosovës është një storie e suksesit dhe si storie të tillë do ta prezantojë edhe nesër në fjalën hyrëse që do ta kem të konferencës që do të flas për Kosovën, për rajonin për domosdoshmërinë e arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi, një marrëveshje kjo gjithëpërfshirëse që nënkupton njohjen e Kosovës, që hap perspektivë të sigurt dy vendeve perspektivën evropiane, por për Kosovën edhe njohjen nga pesë vendet e Bashkimit Evropian, pastaj edhe mundësinë e heqjes së vetos ruse nga Këshilli i Sigurimit dhe Kosova të fitojë një njohje globale", është shprehur ai. 

"Mendoj se pjesëmarrja e Kosovës në këtë konferencë është edhe një mundësi tjetër, por është realisht një njohje më e gjerë ndërkombëtare për suksesin, progresin dhe realitetin e Kosovës si vend i pavarur dhe sovran, si një proces krejt i pandalshëm", ka thënë Thaçi.

"Do të kem takime të ndryshme me lider të ndryshëm të cilët janë në konferencë, natyrisht do të marrim pjesë edhe në pritjen e presidentit të Bjellorusisë që do të organizohet në hapësirat e presidencës së tij ku do të gjithë liderët që marrin pjesë në këtë konferencë, por pres që të takohem edhe me liderët e ndryshëm të Bashkimit Evropian, të ish-republikave sovjetike, gjithashtu edhe të vendeve të tjera të botës. Kështu që është një mundësi shumë e madhe e komunikimit të drejtpërdrejt në një konferencë të përbashkët në një periudhë të shkurtër kohore”, ka deklaruar Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat