Haki Abazi për Kadri Veselin: Ky është njeriu që ka vendosur standardin fyes "ma hanksh"

Aktuale

Haki Abazi për Kadri Veselin: Ky është njeriu që ka vendosur standardin fyes "ma hanksh"

Nga: N.H Më: 31 tetor 2018 Në ora: 10:00
Haki Abazi dhe Kadri Veseli

Njohësi i çështjeve politike, Haki Abazi, përmes një postimi në Facebook, thotë se Kadri Veseli është njeriu që ka vendosur standardin më të ulët fyes e denigrues ndaj femrës "ma hanksh".

Ai thotë se gjuha që ka përdorur prapë kundër LDK-së me stërkuqjen në fytyrë tregon nervozizmin e njeriut që kanë dhënë urdhëra dhe ato janë zbatuar pa pyetur fare.

“Kësaj radhe pavarësisht orkestrimeve të ndyta që mund të bëjnë, po duket që në emër të Jasharëve, Ahmet Krasniqit, Xhamjal Mustafës, Enver Malokut, Smajl Hajdaraj, Sali Çekut, Ismet Rracit, Tahir Zemës, Astrit Deharit, Abren Xheladinit, Mon Balajt, ...LDK dhe VV kanë me nderu sakrificën dhe kanë me qenë të determinuar për me mbrojt shtetin dhe kushtetutshmërinë”, ka shkruar Abazi.

Ja postimi i plotë i Abazit:

Libri muzikës dhe muzika e Kadris

( Rruga e mbare per Antigua dhe Barbuda)

Ky është njeriu qe ka vendosur standardin me te ulet fyes e denigrues ndaj femres- " Ma hanksh" - ka qene moralisht gabim, institucionalisht i papranueshem, njerezisht i turpshem e gjuhesisht e thene gabim.

Gjuha qe ka perdorur prap kunder LDK me sterkuqjen ne fetyre tregon nervozizmin e njeriut qe kane dhene urdhera dhe ato jane zbatuar pa pyetur fare. Epo tash ajo kohe ka kaluar nuk ka sherbyes qe shkojne e vrajne njerez pa treguar pse, nuk ka njerez qe dergojne peshqire e kuti kafe ne dyert e njerezve. Edhe numri i atyre qe besojne qe Kadria eshte ndryshe prej Tacit eshte ne zvoglim. Ndoshta Ramushi beson por ne fund te fundit cfare ka treguar nervozizimi i Veselit eshte qe per me be Thaci marreveshjen qe i shpeton njerezit me tradhetare te interesit shteterore dhe me te pandershem te ketij vendi ne politiken Kosovare, ka me ju dashte me pase perkrahjen e atyre qe i ka tradhetuar dhe qe i ka "rrase" SHIK. As LDK e as LVV nuk e pranojne nje loje te ketille. Ato munden me qene dhe komuniste por nuk jane kriminale.

Ne nderkohe PRONTO+s nuk po i mjaftojne votat e bishtnerkembeve te PSD.

Kesaj radhe pavaresisht orkestrimeve te ndyta qe mund te bejne, po duket qe ne emer te Jashareve, Ahmet Krasniqit, Xhamjal Mustafes, Enver Malokut, Smajl Hajdaraj, Sali Cekut, Ismet Rracit, Tahir Zemes, Astrit Deharit, Abren Xheladinit, Mon Balajt, .... LDK dhe VV kane me nderu sakrificen dhe kane me qene te determinuar per me mbrojte shtetin dhe kushtetutshmerine.

E ata nuk kane me kalu marreveshjen te cilen e ja kane "borgj" atyre qe i mbajten ne pushtet qe me shume se 15 vite.

Kur te shkojne mos te harrojne me marre me vehte edhe libren e muzikes, dy dele treqind pare- se ka me ju dashte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat