Kadri Veseli lazdrohet në Kuvend

Aktuale

Kadri Veseli lazdrohet në Kuvend

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 12:08
Kadri Veseli

Kryeparlametari Kadri Veseli i ka shkuar si përforcim Grupit Parlamentar të PDK-së. Veseli ka lënë ulësen e kryesuesit të Kuvendit e ka dalë në ulëset e deputetëve, krah Memli Krasniqit.

Në seancën e jashtëzakonshme po diskutohet për idenë e Presidentit Hashim Thaçi për ndryshimin e kufijve me Serbinë.

Kryeparlamentari Veseli më nuk po e kryeson seancën. Ia ka lënë nënkryetqari Xhavit Haliti ndërsa vetë doli në pjesën tjetër të sallës. Tutje kryeparlamentari mbajti fjalën e tij për temën e dialogut me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat