Veseli fton partitë ta hartojnë një rezolutë të përbashkët

Aktuale

Veseli fton partitë ta hartojnë një rezolutë të përbashkët

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 12:43
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka propozuar që të ulen të gjitha grupet parlamentare dhe të hartojnë një rezolutë të përbashkët, për të cilën do të ketë pajtim edhe nga presidenti, Hashim Thaçi.

Ai  ka ftuar të gjitha partitë politike edhe njëherë që të dalin me qëndrime të përbashkëta, dhe të mos e fyejnë njëri tjetrin.

Veseli: Eja të dalim me qëndrime të përbashkëta

“Ne këtë punë mund ta përfundojmë shumë shpejt për arsye se krejt ato diskutime çka u biseduan janë çështje për të cilat mund të ulemi bashkërisht edhe të bëhet një rezolutë dhe platformë e përbashkët. Nëse vërtetë po mendojmë për sovranitetin ,integritetin e Republikës së Kosovës, nëse vërtet po mendojmë që si do të jetë e ardhmja e shtetit tonë të pavarur dhe sovran.Unë sot e pash një progres të jashtëzakonshëm edhe nga Lëvizja Vetëvendosje për besë është lëkundje shkundje. Ejani të dalim me qëndrime bashkërisht mos të maltretojmë njëri tjetrin, mos ta fyejmë njëri tjetrin kemi me shkua në debat por frikësohemi katërcipërisht vetëm kemi zhgënjyer qytetarët më shumë“, ka thënë ai.

Sipas tij sot shteti i Kosovës e ka vetëm një kundërshtare e ajo është Serbia, dhe presidenti i saj Aleksandër Vuçiq.

Kryeparlamentari partive opozitare ua dha fjalën se çdo gjë që e parasheh Kushtetuta dhe që është në interes të shtetit do e përfshijnë në rezolutë, ndërsa sipas tij do jetë e papranueshme me e shkatërrua shtetin për ego individuale.

Veseli: Do votojmë çdo gjë çka parasheh Kushtetua

“Nëse dëshironi bëhemi  bashkë, për besë po mendojmë seriozisht nuk po mendojmë me e lu lojën politike në këtë aspekt po mendojmë si dëshironi ulemi çdo gjë çka e  parasheh Kushtetuta, çka mendoni se është në interes të shtetit të Republikës së Kosovës po ua jap fjalën se kemi me votua, ama me shkua me shkatërruar një shtet vetëm për hir të egove në kuptimin edhe me u marr me individë për besë, kjo është e papranueshme”, ka shtuar Veseli.

Ai tha se sot më me dëshirë do mbante seancë për liberalizimin e vizave pasi siç konsideron ai nuk është e drejtë që qytetarët e Kosovës të mbahen të izoluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat