Kusari: Jemi deputetë të dështuar, s’mundëm ta ndalim njeriun që e votuam

Aktuale

Kusari: Jemi deputetë të dështuar, s’mundëm ta ndalim njeriun që e votuam

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 14:28
Mimoza Kusari-Lila

Kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari – Lila ka thënë se deputetët kanë dështuar pasi që nuk kanë arritur të ndalin presidentin Hashim Thaçi në dialogun me Serbinë.

Ajo ka thënë se vet Thaçi ka pranuar se ‘korrigjimi i kufirit’ është në tavolinën e bisedimeve.

Kusari - Lila: Jemi të dështuar pasi që nuk mundëm ta ndalim një njeri që e ka votuar ky Kuvend

“Është një fjalë që thotë se dështimi për me planifiku, është planifikim për me dështu. Faktikisht ne kemi dështuar. Dhe sot, përderisa dikush mundohet të luaj lojën e fajit, unë mundem me thënë se 120 deputetë të Kuvendit të Kosovës, nëse shikohemi në pasqyrë, çdo mëngjes mund t’i themi vetës se jemi të dështuar. Jemi deputetë të dështuar sepse jemi mbledhë me diskutuar për një temë e cila është e gravirume në Kushtetutën e Republikës të Kosovës. Nuk kemi arritur ta ndalim një njeri që e ka votuar ky Kuvend, që të fillojë të diskutojë për ndryshim të kufijve dhe shkëmbim të territoreve”, tha ajo.

Kusari- Lila ka marrë shembull artikullin e Financial Times të shpërndarë nga Presidenti përmes rrjetit social Tëitter, artikull në të cilin thuhet se marrëveshja historike përmban ‘korrigjimin e kufirit’.

Kusari-Lila: Korrigjimi i kufirit është temë e dialogut

“Shikoni në llogarinë e presidentit në Tëitter. Jo më larg se 23 orë më parë, presidenti e shpërndanë një artikull të Financial Times, të sponzorizuar, nga bordi editorial i kësaj reviste prestigjioze, për të cilën paguhen mjete nga buxheti i Kosovës , gjegjësisht nga taksapaguesit tanë, me interpretimin e tij në të cilin thotë, gjëja e parë që përmendet është dakordimi i dy presidentëve Vuçiq dhe Thaçi, me një marrëveshje historike që do të përfshijë edhe korrigjimin e kufijve, edhe shkëmbimin e territoreve. Do të thotë të dyja këto janë pjesë e këtij editoriali, i cili është shpërndarë nga presidenti i Republikës të Kosovës”, theksoi Kusari-Lila.

Tutje deputetja e Alternativës ka shpalosur mesazhe të dala nga takimet me diplomatë.

Kusari – Lila:  Diplomatët na thonë se ndarja është pjesë e dialogut

“A shkojmë pak më larg, a tregojmë se çfarë na thonë neve diplomatët e huaj kur vijnë këtu, se çfarë ka të bëjë marrëveshja historike e dy njerëzve që ulen në tavolinë dhe në mes e kanë një zonjë, Frederica Mogherini. Përfshinë ndarjen e Preshevës, disa fshatrave të Preshevës, dhe tri komunave në veri. Dhe cili është arsyetimi? Se Kosova nuk ka bërë asgjë për serbët në veri. A është e saktë kjo? Unë kisha thënë se është e saktë, por me faj të Republikës të Kosovës. Por, a kemi bërë ndonjë gjë për shqiptarët në Preshevë? Asgjë”, potencoi ajo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat