Selimi: Kosova s’ka platformë në bisedimet me Serbinë

Aktuale

Selimi: Kosova s’ka platformë në bisedimet me Serbinë

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 14:29
Rexhep Selimi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk e do Fatmir Limaj në bisedime pasi e ka të pazëvendësueshëm presidentin Hashim Thaçi.

“Është e kuptueshme pse presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk e do Fatmir Limaj në bisedime, jo pse nuk e do Limajn, por pse e ka të pazëvendësueshëm Thaçin", tha Selimi.

Ai porositi se opozita do të jetë kundër çdo gjëje që është e pafavorshme në dialogun me Serbinë, ndërsa shtoi se Kosova po zhvillon bisedime pa platformë.

"Mos kërkoni prej nesh konsensus me Serbinë dhe unitet për të keqen, sepse nuk do ta keni kurrë. Nëse doni konsensus prej nesh do ta arrijmë duke kundërshtuar Serbinë. Ne nuk japim kontributin për konsensus për të keqen. Refuzimi kundër konsensusit për interesat e Serbisë nuk duhet të nënkuptohet edhe kundër aleatëve tonë, SHBA e NATO. Kur i themi jo Serbisë kjo është në vijën e duhur në mbrojtje të qytetarëve. Nëse doni që të arrijmë konsensus kundër Serbisë duhet të ndalohet ajo që ka nisur. Ndaleni Thaçin, fillimisht kthejeni këtu, diskutojmë. As ju si mazhorancë nuk jeni unik. Serbia po na ndan, o njerëz! Për t’u bashkuar duhet ta heqim Serbinë fillimisht prej ku e ka vendosur qeveria jonë. Serbia është problem në mos unitetin tonë. Jemi duke biseduar me Serbinë pa platformë. Atje jemi pa platformë”, tha Selimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat