Ndahet PDK-ja, Familja Jashari formon parti - Bota Sot
Ndahet PDK-ja, Familja Jashari formon parti

Aktuale

Ndahet PDK-ja, Familja Jashari formon parti

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 16:57
Bekim Jashari

Partia Demokratike e Kosovës po përballet me një krizë në bastionin e saj. Brenda këtij subjekti politik, në degën e Skenderajt kanë nisur përgatitjet për formimin e një iniciative rreth së cilës janë të angazhuar figurat qendrore të PDK’së; deputetë, ish-deputetë, udhëheqës komunalë e zëvendësministra.

Për më tepër, ky subjekt tashmë ka krijuar edhe sloganin e vet.

Kësaj iniciative, i prinë Bekim Jashari, i cili për T7 ka konfirmuar angazhimin e tij për krijimin e një platforme të re politike, për të mirën e qytetarëve të Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat