Xhavit Haliti: Nuk ka shans Serbia ta sulmojë Kosovën

Aktuale

Xhavit Haliti: Nuk ka shans Serbia ta sulmojë Kosovën

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 19:25
Xhavit Haliti

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti ka bërë një përshkrim të zhvillimeve politike në vend, që nga fillimi i luftës, zhvillimi i negociatave në Konferencën e Rambujes dhe gjatë procesit të bërjes së shtetit.

“Nuk frikohem që ushtria e Serbisë do ta sulmojë Kosovën, as në jug e as në veri. Nuk ka shans Serbia me sulmuar Kosovën. Kosovën jemi duke e dëmtuar ne”, ka theksuar Haliti.

Ai ka qenë kritik ndaj të gjithë përfaqësuesve politik të vendit, që nga paslufta, pasi sipas tij mesazhet që Kosova po i dërgon miqve tanë, janë zhgënjyese. Po ashut ai ka pohuar se në bisedime, janë zotuar që serbët e Kosovës do të trajtohen më mirë se serbët në Serbi, të cilin premtim thotë se nuk e kanë mbajtur.

“Duhet të gjenden rrugë, edhe me presidentin të ulen me partitë politike, dhe ai të sqarojë, jo të gjitha gjerat të thuhen para mediave, por të sqarohen ato, e jo të flitet pa u sqaruar mirë. Hapni kartat dhe t’i gjeni zgjidhjet dhe të premtoni se nuk do të folni për media në momentin që do të dilni nga aty”, tha Haliti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat