Hasani: Një pjesë e madhe i janë gëzuar ardhjes së prokurorit Gjykatës Speciale

Aktuale

Hasani: Një pjesë e madhe i janë gëzuar ardhjes së prokurorit Gjykatës Speciale

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 19:56
Nait Hasani

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani ka deklaruar në seancën e sotme të Kuvendit, se një pjesë e madhe i janë gëzuar ardhjes së prokurorit Gjykatës Speciale në Kosovë.

Hasani: Një pjesë e madhe i janë gëzuar ardhjes së prokurorit Gjykatës Speciale në Kosovë

“Për mua është me rëndësi që një pjesë e madhe e shoh që i janë gëzuar ardhjes së prokurorit Gjykatës Speciale në Kosovë edhe pretendimet për të folur për raste të veçanta të vrasjeve dhe të krimeve. Atë që e dha shefi i grupit parlamentar të LDK-së, kanë qenë në pushtet, kanë mundur t’i bëjnë, kanë pasur edhe kryeministrin, të gjitha, ndërsa ato për Fatmir Limjan kanë qenë në koalicion për ta rrëzuar qeverinë herën e kaluar bashkë, tash janë prishë prapë flasin njëjtë”, ka thënë Hasani.

Hasani po ashtu deklaroi se nëse hapet çështja e kufijve, atëherë nuk do të ketë të drejtë askush t’i ndal shqiptarët në Maqedoni dhe Mal të Zi të kërkojnë bashkim kombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat