Skandaloze: Thaçi dhe kryeministrja e Serbisë e sulmojnë Gjermaninë

Aktuale

Skandaloze: Thaçi dhe kryeministrja e Serbisë e sulmojnë Gjermaninë

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 20:51
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, e kanë sulmuar Gjermaninë për qëndrimin e saj karshi çështjes Kosovës-Serbi, përkatësisht kundër ndryshimit të kufijve mes dy vendeve, të mërkurën, gjatë Konferencës për Sigurinë në Munih.

Këtë veprim skandaloz të Thaçit, dhe të udhëheqëses serbe, e ka denoncuar ish-ambasadori i Gjermanisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Wolfgang Ischinger.

Diplomati i njohur, dikur sekretar shteti i Gjermanisë, ka shkruar në llogarinë e tij zyrtare, në rrjetin social Twitter, në internet, se “pozicioni i qeverisë gjermane është kritikuar nga Thaçi dhe Bërnabiq si shumë negativ”.

Ai e ka cilësuar diskutimin për çështjen Kosovë-Serbi mes pjesëmarrësve në Munih si “shumë serioz dhe të gjallë”.

Komentet e Ischingerit kanë ardhur si replikë ndaj një postimi të kryeministres serbe për zhvillimet në Munih.

“Mbetemi të dedikuar ndaj dialogut dhe gjetjes së një kompromisi dhe një marrëveshjeje të qëndrueshme afatgjate për Kosovën dhe Metohinë”, kishte shkruar shefja e ekzekutivit serb.

Për kritikat e Thaçit dhe Bërnabiqit ndaj Gjermanisë ka reaguar edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani.

“Thaçi kritikon #Gjermaninë për qëndrimin e saj të fuqishëm pro integritetit territorial të #Kosovës. Ndalja e këtij njeriu është imperativ për mbijetesën e Republikës sonë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Reagim ndaj Thaçit e Vuçiqit ka bërë edhe deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, i cili bën pjesë në grupin parlamentar të LDK’së, Korab Sejdiu.

“Ai momenti kur Gjermania na e mbronë fuqishëm shtetin dhe sovranitetin, e aleati kryesor i Serbisë (Presidenti i Kosovës) e kritikon atë. Ky njeri duhet të ndalet MENJËHERË!”, ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat