Berisha: Qëllimi i Vetëvendosjes me përfshirjen e Thaçit në rezolutë, është të hidhërohet PDK-ja

Aktuale

Berisha: Qëllimi i Vetëvendosjes me përfshirjen e Thaçit në rezolutë, është të hidhërohet PDK-ja

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 23:50
Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka thënë se në Kosovë gjithmonë ka pasur gatishmëri që në bisedime me Serbinë të shkohet bashkë.

Ai ka thënë se opozita në këto kohë ka bërë lojëra dhe nuk është marrë seriozisht me dialogun.

“Vetëvendosje vjen në debat dhe ndryshe fol e ndryshe vepron. Kur vjen puna për konsensus kjo parti fut emrin e Hashim Thaçit në rezolutë, në mënyrë që të hidhëroj PDK-në e të prishet konsensusi ynë për bisedimet”.

Sipas Berishës opozita këto fjalime i ka bërë për vota, por në fund spektri politik duhet të shkojë i bashkuar në bisedime.

“Nuk kemi alternativë tjetër, pos të shkojmë të bashkuar në bisedime”.

Bekë Berisha ka thënë se subjekti i tij politik, në fillim nuk e ka marrë seriozisht deklaratën e Thaçit për kufijtë.

“Menduam se është taktik e bisedimeve për shkak të përvojës së tij politike, por kur Thaçi përmendi shkëmbimet e territoreve, e pamë se është ide e rrezikshme”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat