Akuza të rënda ndaj Xhavit Halitit: Spiun e kriminel gjakftohtë, mos t'paça borxh sa viktima të pret te porta

Aktuale

Akuza të rënda ndaj Xhavit Halitit: Spiun e kriminel gjakftohtë, mos t'paça borxh sa viktima të pret te porta

Nga: P.R Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 08:13
Xhavit Haliti

Publicistja e njohur në Kosovë, Kimete Berisha, përmes një shkrimi autorial ka hedhur kritika dhe akuza të rënda në drejtim të nënkryetari të Kuvendit të Kosovës, deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti.

Ajo Halitin e ka quajtur “lugat i PDK-së” dhe “kriminel gjakftohtë”.

“Me atë zë në off, i dërmuar e i plakur si shtrigat në dhjetor, me atë ftyrë armiqësore e me ato vetulla trekëndësh, krimineli gjakftohtë Xhavit Haliti sot në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit u shpreh shumë i brengosur për të drejtat e serbëve në Kosovë”, shkruan Berisha, përcjellë “Bota sot”.

Më tej, Berisha Halitin e quan edhe spiun.

Image
Kimete Berisha

“Sot në Kuvend e përmendi disa herë takimin e Ibrahim Rugovës me Millosheviçin, kishe po them diçka, thuajse ai takim u organizu fshehtas dhe thuajse ky farë spiuni me mantel të zi deri te zogu i këmbëve, e ka zbulu atë 'fshehtësi'. Edhe Churchill e Roosevelt janë taku me Stalinin, por Stalina nuk janë bë. Stalin më i madh se ti dhe partia jote për Kosovën nuk ka.  S'keni lënë pronë e tokë pa vjedh, s'keni lënë gjë pa përvetësu, krejt i keni privatizu e jeni bë milionera, i keni plaçkit paret e luftës, s'keni lënë njeri që s'ka qenë me ju pa ia shkatërru jetën. Krejt institucionet pa përjashtim i keni rrënu si me qenë të armikut”, ka shkruar Berisha.

“Sot në natën e shtrigave, kriminelit ish dasht së paku me ju teftiqu viktimat e veta.  Mos t'paça borxh sa viktima të pret te porta!”, ka shkruar ndër tjerash publicistja Kimete Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat