Lekaj: MI e gatshme të ndihmoi UP-në - Bota Sot
Lekaj: MI e gatshme të ndihmoi UP-në

Aktuale

Lekaj: MI e gatshme të ndihmoi UP-në

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 10:01
Ministri i Infrastrukturës,? Pal Lekaj

Ministri i Infrastrukturës,? Pal Lekaj, bashkë me Shefin e Kabinetit, Argjend Zejnaj, të enjten realizoi vizitë në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, me ç ‘rast u prit nga rektori Marjan Dema.

Temë diskutimi në këtë takim dypalësh, ishte hapja e mundësive dhe harmonizimi i objektivave të bashkëpunimit mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Universitetit “Hasan Prishtina”, e që do të kurorëzohej me një marrëveshje bashkëpunimi në të ardhmen e afërt.

Lekaj duke e uruar rektorin Dema për reformat e nisura, shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në disa fusha ku MI-ja mund ta japë kontributin e vet si: mundësia e praktikës së studentëve në MI, në fushën e transportit, inxhinierisë ndërtimore dhe inxhinierisë mekanike, trajnimi i studentëve në Akademinë e Institutit “Limak” dhe ndërhyrje në infrastrukturë aty ku ka nevojë dhe ku ka mundësi të intervenohet.

Lekaj deklaroi se krejt kjo po bëhet që Universiteti “Hasan Prishtina” ta ketë vëmendjen e merituar dhe të munguar ndër vite, por edhe që ta ketë infrastrukturën e nevojshme për përgatitjen e kuadrove të reja që do t’i kontribuojnë Kosovës.

Ndërkaq rektori Dema e falënderoi ministrin Lekaj për gatishmërinë që t’i dalë në ndihmë Universitetit “Hasan Prishtina” dhe e informoi ministrin Lekaj për reformat e vazhdueshme që po ndodhin në këtë institucion

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...