Haradinaj komenton rezolutën dhe pritjen për punësim në Gjermani - Bota Sot
Haradinaj komenton rezolutën dhe pritjen për punësim në Gjermani

Aktuale

Haradinaj komenton rezolutën dhe pritjen për punësim në Gjermani

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 11:31
Kryeministri Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj pas homazheve para shtatores së heroit Zahir Pajaziti, ka thënë se në Kuvend po shihet një lojë mes partive politike, sipas tij më shumë për poena sesa për qëllim.

Haradinaj tha se nëse deputetët synojnë nxjerrjen e rezolutës atëherë duhet të gjejnë mesin.

"Po shihet një lojë mes partive për poena sesa për qëllim. Nëse qëllimi është me nxjerr një rezolutë atëherë duhet të gjendet një mes. Mirë është me pas një pikë të përbashkët për dialogun”, ka thënë Haradinaj.   

I pari i ekzekutivit po ashtu u përgjigj para gazetarëve në lidhje me rastin i cili dje mori shumë vëmendje, ku numër i madh i qytetarëve në Prizren prisnin para një kompanie e cila ofronte punë në Gjermani.

Kjo kompani është duke u hetuar nga organet, sipas fjalëve të Haradinajt.

Për liberalizimin e vizave Haradinaj tha se Berlini zyrtar e njeh të vërtetën e Kosovës, dhe në fund të vitit shumë në BE do ta përkrahin lëvizjen e lirë.

Homazhet Haradinaj i ka bërë me rastin e shënimit të ditëlindjes së heroit Pajaziti. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...