Murati: Lista Serbe po e përcakton edhe agjendën legjislative, hyri në sallë sapo doli opozita

Aktuale

Murati: Lista Serbe po e përcakton edhe agjendën legjislative, hyri në sallë sapo doli opozita

Nga: G.B Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 12:47
Artan Murati

Hulumtuesi nga KDI, Artan Murati, ka thënë se Lista Serbe po e përcakton edhe agjendën legjislative se cila ligje duhet të votohen e cilat jo, se për procese politike tashmë dihet, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se sapo LDK e VV lëshuan sallën, në sallë hyri Lista Serbe.

Ai ka thënë se rezolutë nuk ka, dialogu vazhdon me të vjetrën dhe marrëveshja finale mund ta ketë fatin e marrëveshjeve të mëparshme.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Lista Serbe tash po e percakton edhe agjenden legjislative, cilat ligje votohen e cilat jo. S’po flasim per procese politike, se kjo po dihet. LDK e VV leshuan sallen, LS hyri ne salle. Kjo eshte pasqyra e Kuvendit.

Rezolute ska. Dialogu vazhdon me akteret e vjeter. Marreveshja finale, shume e rendesishme per vendin, mund ta kete fatin politik te marreveshjeve tjera: kaos politik e pazbatueshmeri.

Ja pse duhet konsensusi. Urime, sukses.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat