Abazi: Nisma dhe AAK po mendojnë se qytetarët janë idiotë, ndërsa PSD...

Aktuale

Abazi: Nisma dhe AAK po mendojnë se qytetarët janë idiotë, ndërsa PSD...

Nga: G.B Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 12:56
Haki Abazi

Njohësi i çështjeve aktuale politike në vend, Haki Abazi, ka thënë se Nisma dhe AAK po mendojnë se qytetarët janë idiotë, derisa me fjalë thonë se duan ta ndalin Thaçin, e me votë e mbrojnë pozitën, duke u bërë më hipokrit se PDK-ja, duke e mbrojtur presidentin, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se PSD-ja duke e parë se nuk janë votat e mjaftueshme, votoi pro rezolutës dhe më pas qëndroi në sallë me pozitën.

Postimi i tij i plotë:

NISMA dhe AAK po mendojne qe qytetaret jane idiote. Loja me fjale se kinse po duan me ndale Thacin e ne anen tjeter po e mbrojne poziten e vet i ben me hipokrit se PDK qe e ka per detyre qe ta mbroje Presidentin e vertet te PDK dhe po e bejne hapur. Ramushi eshte diciplinuar nga Thaci.

PSD e bindur qe nuk jane votat e majftueshme voton per rezoluten duke flirtuar me poziten as mish as peshk dhe fill pas rrine ne kuvend me po te njejtit.

Thaci eshte pa mandat kushtetues dhe pa asnje te drejte qe te flase dhe te negocioje ne emer te Kosoves.

Thaci dhe PDK eshte antiveropiane dhe antiamerikane dhe ky eshte problem shume i madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat