Edita Tahiri mbron pozicionin e Gjermanisë, del kundër Hashim Thaçit

Aktuale

Edita Tahiri mbron pozicionin e Gjermanisë, del kundër Hashim Thaçit

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 15:35
Ish-shefja e bisedimeve teknike me Serbinë, Edita Tahiri

Ish-shefja e bisedimeve teknike me Serbinë, Edita Tahiri ka ripërsëritur qëndrimin e saj për ndryshimin e kufijve.

Ajo ka thënë se ndryshimi i kufijve sjell paqëndrueshmëri në Ballkan dhe luftëra të reja.

“Pozicioni i Gjermanisë kundër ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor mbështetet gjerësisht nga Kosova. Ajo ruan paqen, parimet e BE-së dhe të ardhmen evropiane të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor duke përfshirë këtu edhe Kosovën. Ndryshimet kufitare sjellin paqëndrueshmëri dhe luftëra të reja”, ka shkruar Tahiri në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat