Presidenti në Bjellorusi, por Lukashenko nuk pranoi të takohet me të

Aktuale

Presidenti në Bjellorusi, por Lukashenko nuk pranoi të takohet me të

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 16:15
Presidenti në Bjellorusi, por Lukashenko nuk pranoi të takohet me të

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me ndërmjetësim të gjermanëve ia ka dalë të udhëtojë në Minsk të Bjellorusisë. Ai me ftesë të Wolfgang Ischinger ka marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë të Munihut, që është mbajtur në kryeqytetin bjellorus, një vend që nuk e njeh ende Kosovën. Thaçi ka folur në një panel me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, për shkëmbim territoresh, por kur presidenti Lukashenko ka pritur pjesëmarrësit kryesorë aty nuk ka qenë presidenti i Kosovës.

Diktatori shumëvjeçar i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, i ka hapur dyert për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, që të marrë pjesë në konferencën e Munihut që është mbajtur në Minsk, pavarësisht se ky shtet nuk e njeh Kosovën e as pasaportat e shtetit më të ri evropian. Thaçi ka marrë pjesë në një panel me kryeministren e Serbisë Ana Bërnabiq, me të cilën ka folur edhe për shkëmbimin e territoreve, pavarësisht se dje Kuvendi ka zhvilluar debat që t’ia ndalojë këtë temë, por kur pjesëmarrësit tjerë të kësaj Konference përfshirë drejtuesin e saj gjermanin Wolfgang Ischinger janë pritur nga diktatori Lukashenko, Thaçi nuk ka qenë aty, pasi si duket nuk është ftuar.

Në takimin e Lukashenkos kanë shkuar presidenti i Armenisë, kryeministrja e Serbisë, ministri i Jashtëm i Sllovakisë dhe shumë zyrtarë tjerë, por jo edhe presidenti i Kosovës. Ndryshe, mediat dhe ministri i Jashtëm bjellorus u kanë bërë publicitet bisedave që kanë zhvilluar Thaçi dhe Bërnabiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat