Deputeti i VV-së flet për incidentin në mes të deputetëve Sveçla dhe Krasniqi

Aktuale

Deputeti i VV-së flet për incidentin në mes të deputetëve Sveçla dhe Krasniqi

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 18:23
Salih Zyba

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV’së, Salih Zyba, ka folur për rrahjen në mes të Frashër Krasniqit dhe Xhelal Sveçlës. Ai fillimisht nuk e ka quajtur rrahje, por vetëm një incident të cilin, sipas tij, e ka provokuar deputeti i PSD’së, Frashër Krasniqi

Zyba ka deklaruar se veprimi i Krasniqit tregon se PSK është parti minore, e cila me veprime të tilla po tenton që të mbesë në sipërfaqe. 

Ai tha se menjëherë pas incidentit ka folur me kolegun e tij partiak, Xhelal Sveçlën, i cili sipas tij nuk e ka quajtur sulm fizik, por vetëm një incident verbal në mes tij e Frashërit, i nisur për arsye tepër banale nga Krasniqi i PSD’së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat