Pse Kosova po e bënë viktimë Serbinë në dialog?

Aktuale

Pse Kosova po e bënë viktimë Serbinë në dialog?

Nga: N.Sh Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 18:42
Aleksandër Vuçiq, Hashim Thaçi

Serbia po ndikon në agjendën e dialogut që po e zhvillon në Bruksel me Kosovën, përkundër asaj që Kosova do duhej të kishte ndikimin e saj kundër Serbisë.

Imponimeve të Serbisë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po i zbaton.

Anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj thekson se, padyshim se tani, pas mbi 30 vitesh rezistence, si paqësore ashtu edhe aktive, duket se po rrëshqasim në agjendën e Serbisë, me apo pa vetëdije nuk ka shumë rendësi.

Image
Bajram Gecaj

“Çfarë është e rëndësishme, është fakti se hyrja në një agjendë të tillë veçse e ka dëmtuar Kosovën, edhe pse ne ende nuk kemi nënshkruar asnjë marrëveshje. Nuk mundet politika e jashtme e Kosovës të udhëhiqet në bazë të vullnetit dhe dëshirave të Serbisë. Nuk guxon askush të thotë se kjo apo ajo është e vetmja mënyrë për të na njohtë Serbia. Neve Serbia nuk na njeh që nga Kongresi i Berlinit i vitit 1878, dhe pak ka gjasa që të ketë vullnet më pozitiv tash. Prandaj, unë shpresoj që Parlamenti i Republikës të gjej fuqinë të ndalë cilindo i cili dëshiron të na futë në rrugë të tilla të pakrye, pa marrë parasysh funksionin. Nëse këtë nuk e bëjmë, unë druaj se nuk po na shkruhen ditë të mira”, potencon Bajram Gecaj për gazetën “Bota sot”.

Kurse analisti politik, Imer Mushkolaj, potencon se, Serbia po e shfrytëzon mos-unitetin e faktorit politik të Kosovës dhe, siç ka bërë deri më tash, po përpiqet ta diktojë agjendën e bisedimeve.

Image
Imer Mushkolaj

“Pikërisht për ketë, deri më tash në Bruksel nuk janë diskutuar temat më të rëndësishme e më të ndjeshme, siç janë të pagjeturit, dëmet e luftës dhe plaçkitja që Serbia i ka bërë Kosovës ndër vite. Faji është i palës së Kosovës që me qasjen e vet e ka sjelle situatën thua se viktime është Serbia, e jo Kosova”, thotë Mushkolaj për gazetën “Bota sot”.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka deklaruar se Kosova po mban bisedimet me Serbinë pa pasur platformë, ndërsa ngriti shqetësimin se pala serbe po e dikton agjendën e këtyre bisedimeve.

“Po na ndanë Serbia, Serbia na është futur në mes. Serbia po na ndanë o njerëz! Prandaj që të bashkohemi duhet ta heqim Serbinë përfundimisht nga aty ku e ka vënë Qeveria jonë ditë pas dite, pra Serbia është problem në mos unitetin tonë... Ju po na kërkoni që mirë hajde tash ta bëjmë një platformë së bashku a nënkupton kjo se vërtetë ne jemi duke biseduar me Serbinë pa platformë, po pra ju vetë po e pranoni që atje jemi në këtë fazë të bisedimeve pa platformë dhe tash neve na kërkoni që në emër të njëfarë platforme të na fusni në ekipin tuaj... Nuk mund të bisedosh me Serbinë ndryshe përderisa Serbia po na i dikton krejt agjendën e këtyre bisedimeve”, ka thënë ai në fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat