Molliqaj hedh kritika ndaj atyre që nuk e votuan rezolutën që ia ndalonin Thaçit bisedimet

Aktuale

Molliqaj hedh kritika ndaj atyre që nuk e votuan rezolutën që ia ndalonin Thaçit bisedimet

Nga: D.RR Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 20:15
Dardan Molliqaj

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka hedhur kritika ndaj deputetëve që nuk votuan sot rezolutën kundër presidentit Thaçi për dialog.

Ai thotë se ata që nuk e votuan tërë ditën flasin se si duhet ta ndalin Thaçin, e në anën tjetër prioritet iu japin ”obligimeve private”.

Postimi i plotë:

Nga 12 deputetë që ka PSD-ja, të gjithë ishin prezent dhe votuan për rezolutën që ia ndalon Thaçit bisedimet.

Ndërkohë, njëjtë nuk vepruan dy partitë tjera opozitare. Disa deputetë (përfshirë këtu edhe një kryetar partie) nga VV dhe LDK nuk ishin në sallë sepse kishin ”obligime private”.

Tërë ditën flasin se si duhet ta ndalim Thaçin, e në anën tjetër prioritet iu japin ”obligimeve private”.

E rastësishme apo e qëllimshme, mbase nuk është shumë me rëndësi. Ajo që është shumë me rëndësi është se mungesa e vullnetit për veprim dhe bashkëpunim i këtyre dy partive po ia mundëson Thaçit vazhdimin e negociatave krye në vete e pa platformë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat