Këta janë deputetët e LDK-së që munguan në seancën e sotme

Aktuale

Këta janë deputetët e LDK-së që munguan në seancën e sotme

Nga: D.RR Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 20:56
Grupi Parlamentar i LDK

Lidhja Demokratike pothuajse ishte më e zhurmshmja që të mbahet një seancë e Kuvendit për të votuar një rezolutë që ia ndalon presidentit Thaçi bisedimet me Serbinë, shkruan “Bota sot”.

Megjithatë në ditën kur kjo rezolutë u hodh për votim në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ishin pikërisht disa deputetë të LDK-së të cilët nuk dhanë mbështetjen për këtë rezolutë, duke ia lënë kështu Thaçit mundësinë e hapur që në Bruksel të bisedojë edhe për kufijtë e territorin e Republikës së Kosovës.

Naser Osmani, Anton Quni dhe Naser Rugova, ishin deputetët që nuk u panë në sallën e Kuvendit. Më herët u raportua se edhe Korab Sejdiu nuk votoi për këtë rezolutë, mirëpo kjo u demantua më pas nga vetë Sejdiu, duke u sqaruar se kishte probleme me kartelën e votimit dhe ishte dashur të votonte në mënyrën manuale.

E shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avduall Hoti arsyetoi këta deputetë të LDK-së për mos prezencën e tyre, duke thënë se ai ishte i njoftuar paraprakisht se ata do të mungonin.

“Katër deputete te LDK sot nuk kane pasur mundesi te jene ne seance per te votuar. Te katertit me kane njoftuar paraprakisht per pamundesine e prezences se tyre ne seance. Kjo eshte e verteta.
Stafi i Grupit Parlamentar eshte kurdohere i gatshem dhe ne dispozicion te medieve per informim te drejte e te plote”, ka sqaruar Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat