Limaj dyshon se opozita do që ta ndalë Thaçin - Bota Sot
Limaj dyshon se opozita do që ta ndalë Thaçin

Aktuale

Limaj dyshon se opozita do që ta ndalë Thaçin

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 21:12
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër në qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se debati i djeshëm në Kuvendin e Kosovës për dialogun me Serbinë shpërfaq qëndrimet e grupeve dhe synimet e tyre.

Ai ka thënë se opozita e ka kthyer dialogun në kartë elektorale.

Limaj thotë se ka dilema, nëse ata po duan ta ndalin presidentin.

“Kur ju i keni të gjithë mundësitë, dhe nuk merrni me temën, por me periferi atëherë ka mëdyshje. Nëse ka shqetësim për atë që po bën presidenti, atëherë pse nuk po e bëjmë. Pse me leju presidentin, ne e lejojmë vetën me u tallë dhe më u bë pjesë e konspiracionit. Opozita fatkeqësisht e kanë kthy dialogun në kartë elektorale. Unë kam dilema se a po duan ta ndalin presidentin”, ka thënë Limaj në RTV Dukagjini.

Më tutje, ai ka thënë se Kuvendi duhet të marrë rolin e vet.

Mazhoranca, sipas Limajt, ja ka dhanë hapësirën duke qenë e përgjegjshme ejani ta bëjmë një delegacion shtetëror.

“Nuk e kem luksin me bërë hakmarrje politike, për tema nacionale ose një kalkulim elektoral. Në dialog duhet të ulemi dhe një marrëveshje finale duhet arritur. Dialogu nuk është çështje vullnetare, por është temë nacionale”, ka shtuar Limaj.

Zëvendëskryeministri ka thënë se pozita ka ndryshuar pozicion dhe të gjithë deputetët e saj kanë qenë në sallë në seancën e thirrur nga opozita.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...