Pallaska: Serbia do ta njihte Kosovën vetëm si pjesë të Shqipërisë

Aktuale

Pallaska: Serbia do ta njihte Kosovën vetëm si pjesë të Shqipërisë

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 21:47
Dastid Pallaska

Juristi Dastid Pallaska ka vlerësuar se Serbia nuk do ta njohë kurrsesi Kosovën si shtet, ashtu siç është sot.

Ai ka thënë se Serbia është e vendosur për ndarjen e Kosovës – për ta marrë një pjesë të saj, e duke u pajtuar që një pjesë t’i bashkohet Shqipërisë.

"Serbia do ta njihte Kosovën vetëm si pjesë të Shqipërisë", ka vlerësuar Pallaska.

Ai ka përmendur idenë e krijimit të Shqipërisë së Madhe, që, sipas tij, Serbia nuk do ta kundërshtojë, teksa synon krijimin e Serbisë së Madhe, më të fuqishme.

Pallaska ka thënë se Serbia s’është e gatshme ta vazhdojë dialogun me Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat