Haradinaj në hall: Disa njerëz me emër shqiptar, po vjellin helm njëjtë si do serbë

Aktuale

Haradinaj në hall: Disa njerëz me emër shqiptar, po vjellin helm njëjtë si do serbë

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 23:17
Nasim Haradinaj

Ish-komandanti i UÇK-së dhe nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Nasim Haradinaj ka deklaruar se është në hall, pasi nuk po din se si t’u përgjigjet disa njerëzve më emër shqiptar, që po vjellin helm njëjtë si do serbë.

Haradinaj ditë më parë në një intervistë televizive ka deklaruar se gjatë luftës ka vrarë ushtarë dhe policë serbë dhe i vie keq që nuk ka mundur të vras aq sa ka dëshiruar. Kjo deklaratë ka ngjallur reagime në Serbi, ku shumë serbë kanë vërshuar me fyerje në adresën e Facebook-ut të Haradinajt.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Besomni jam në hall..! Spo di se si të u përgjigjëm disa njerzve më emer shqiptar,qe po vjellin helëm njejtë si do serb,me te njejtat ofendime edhe ata,me te njejtat brenga si shkijet,me të njejtat epitete po më quajn...!?? Me të vertet spo di, si me ja ba me ta ? Une nuk ja baj bllok askuj e as qe ja fshi komentin, kur e kan per mua,por kjo nuk vlene kur në faqen time fyejnë te tjerët...! Kërloj të me thuani,se si të ua kthej pergjigjën sjqipfolsave, të njëjtën si shkove te ture shkije apo, por po me dhimbsen se këta nuk me njohin dhe nuk kan as arsye me fye,ndërsa shkijet poo, kan arsye ..!!  Ja përshembull disa serbve si ju kam pergjegjur ! Po ketyre me emer shqiptar qa tu them, pos te qeshëm me ta, apo mos po doni edhe ju njejtë të ua kthej si ktyre,nuk po ju njoh dhe spo due te bie ne poziten e juaj te ju fye pa ju njoft,edhe pse vet po dekonspirohi ! Se besoni njejtë do e kishi mare pergjigjën..veq pak ma " Kirilic" bile.!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat