Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për themelimin e Këshillit të Sigurisë së Trafikut Rrugor, sot, (e premte, 2 nëntor 2018), me fillim në 0ra 10:30, mbahet takimi i parë i këtij këshilli.
Këshilli i Sigurisë së Trafikut Rrugor, i cili udhëhiqet nga ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, njëherit edhe kryesues i këshillit, mban takimet e veta të rregullta dhe nxjerrë vendime dhe rekomandime për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme, në mënyrë që qytetarëve të vendit t’u ofrohet siguri më e lartë në trafikun rrugor, thuhet në njoftimin e ministrisë
Takimi mbahet në Ministrinë e Infrastrukturës, kati i dytë, salla B201.