Deputeti i LDK-së tregon se çka do të ndodhte nëse dje do të votonin të gjithë deputetët e LDK-së

Aktuale

Deputeti i LDK-së tregon se çka do të ndodhte nëse dje do të votonin të gjithë deputetët e LDK-së

Nga: N.H Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 09:52
Deputetët LDK-së

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imet Rrahmani, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, thotë se bërja temë dite mosvotimi i Rezolutës së LDK-së nga deputetët e saj ka dy qëllime.

Sipas tij, e parë është që të shkaktohet përçarje dhe ndasi në mes opozitës, dhe e dyta, të minimizohet jogadishmëria e pozitës që të dal në mbrojtje të deklarimeve të mëhershme

Ai thotë se edhe sikur dje të votonin të gjithë deputetët e LDK-së që munguan për shkaqe që ata i kanë bërë publike, rezoluta nuk do të merrte votat e duhura.

“Edhe sikur dje të votonin të gjithë deputetët e LDK-së që munguan për shkakqe q? ata i kanë ba publike, rezoluta nuk do të merrte votat e duhura”, ka shkruar ndër tjerash Rrahmani.

Ja postimi i plotë i tij:

Bërja “ temë dite” në media mosvotimi i Rezolutës së LDK -së nga ana e disa deputetëve të opozit?s, sipas meje ka dy qëllime.

E para, të shkaktohet përçarje dhe ndasi në mes opozitës, respektivisht LDK-së, dhe e dyta, të minimizohet jogadishmëria e pozitës që të dal në mbrojtje të deklarimeve të mëhershme se kinse janë kundër idesë së Presidentit!

Edhe sikur dje të votonin të gjithë deputetët e LDK-së që munguan për shkakqe q? ata i kanë ba publike, rezoluta nuk do të merrte votat e duhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat