Angela Merkel i përgjigjet letrës së Isa Mustafës, tregon brengosjen e madhe të Gjermanisë për Kosovën

Aktuale

Angela Merkel i përgjigjet letrës së Isa Mustafës, tregon brengosjen e madhe të Gjermanisë për Kosovën

Nga: P.R Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 10:26
Isa Mustafa dhe Angela Merkel

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, i është përgjigjur shkresës së kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.

Merkel, në letrën drejtuar Mustafës ka thënë se është duke e përcjellë më brengosje të madhe idenë e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Edhe nga këndvështrimi im është shumë me rëndësi që Kosova të vazhdojë dialogun me Serbinë me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian dhe të shtyjë përpara normalizimin e marrëdhënieve. Debatin rreth ndryshimit të kufijve edhe unë, sikurse ju po e përcjell me brengosje të madhe”, thuhet në letrën e Merkelit, përcjellë “Bota sot”.

Kjo është letra e plotë:

Kryetari i LDK-së merr letër nga Kancelarja Gjermane, Angela Merkel

Me këtë letër Kancelarja Merkel e falënderon Kryetarin e LDK-së, z. Isa Mustafa për shkresën e dt. 28 shtator 2018, me të cilën e kishte njoftuar lidhur me qëndrimet e tij rreth dialogut në mes të Serbisë dhe Kosovës.

Kancelarja Merkel thekson se “edhe nga këndvështrimi im është shumë me rëndësi që Kosova të vazhdojë dialogun me Serbinë me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian dhe të shtyjë përpara normalizimin e marrëdhënieve. Debatin rreth ndryshimit të kufijve edhe unë, sikurse ju po e përcjell me brengosje të madhe”, porosit Kancelarja Merkel.

Duke trajtuar çështjen e liberalizimit të vizave të adresuar nga shkresa e Kryetarit të LDK-së, Kancelarja Gjermane Angela Merkel shkruan: ”Unë jam e vetëdijshme sa e rëndësishme është arritja e udhëtimeve pa viza për qëllime turizmi për vendin tuaj. Thelbësore për Gjermaninë në këtë rast është plotësimi pa përjashtim i të gjitha kritereve, para se mund të jepet liberalizimi i vizave. Konsultimet e shteteve anëtare të BE-së rreth kësaj çështjeje janë duke vazhduar”.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa kishte njoftuar, në fund të muajit shtator të këtij viti, Kancelaren Gjermane Angela Merkel dhe Ministrat e Punëve të Jashtme të të gjitha vendeve të BE-së lidhur me qëndrimet e LDK-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Një reflektim në këtë letër Kryetari Mustafa e pranoi para disa ditësh edhe nga Ministri për Punë të jashtme dhe tregti të Hungarisë, z. Peter Szijarto.

LDK – Zyra për Informim

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat