Haliti u bënë apel deputetëve: Duroni pa pirë kafe të paktën dy orë

Aktuale

Haliti u bënë apel deputetëve: Duroni pa pirë kafe të paktën dy orë

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 11:03
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti

Vazhdimi i seancën plenare e paraparë të mbahet për orën 10:00 ka filluar me vonesë, pasi në sallë ende nuk është bërë kuorumi.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka pasur kërkesë për deputetët që mos të pinë kafe dhe t’i fikin telefonat shkaku i votimeve.

“Nëse kemi kuorum me qenë se kemi votim ju kisha lut ti fikni telefonat dhe duroni nja 2 orë pa pi kafe të paktën. Sepse kemi votimet dhe është mirë që mos ta pengojmë punën”, tha Haliti.Ndryshe, në sallë nuk janë prezent LDK dhe LVV.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat