Dorëhiqet shefi i Prokurimit në Ministrinë e Shëndetësisë

Aktuale

Dorëhiqet shefi i Prokurimit në Ministrinë e Shëndetësisë

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 15:12
Foto ilustrim

Ka dhënë dorëheqje shefi i Zyrës se Prokurimit në Ministrinë e Shëndetësisë, Arton Fejza.

Siç ka mësuar nga burimet e saj brenda Ministrisë se Shëndetësisë, Fejza e ka ofruar dorëheqjen në shenjë revolte ndaj një vërejtje që i është shqiptuar nga sekretari, Naim Bardiqi.

“Para disa ditësh i është shqiptuar vërejtja dhe ai (v.j Arton Fejza) e ka cilësuar të padrejtë këtë masë andaj e ka ofruar dorëheqjen”, i ka thënë medias një burim brenda këtij institucioni.

Media ka provuar të kontaktojë Fejzën por ai ende nuk është përgjigjur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat