Ja si reagojnë deputetët e PSD-së kur përmendet emri i Frashër Krasniqit

Aktuale

Ja si reagojnë deputetët e PSD-së kur përmendet emri i Frashër Krasniqit

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 15:11
Kuvendi i Kosovës

Frashër Krasniqi do të takohet tash më shpesh me ish bashkëpartiakun e tij nga lëvizja Vetëvendosje Xhelal Sfeçla.

Është raportuar se Krasniqi është përleshur këtë javë me Sfeçlën pas një debati në një televizion nacional.

Tash Krasniqi do të jetë bashkë me Sfeçlën në mbledhjet e Komisionit hetimor për gjashtë shtetasit turq të dëbuar nga Kosova në mars të këtij viti.

Në këtë komision tash nga PSD do të jetë Frashër Krasniqi i cili do ta zëvendësojë Dardan Molliqajn.

Ky propozim është miratuar sot në Kuvendin e Kosovës gjatë seancës së rregullt.

Kur u bë ky propozim kolegët e Krasniqit nga partia kanë quar grushtet lart sikur me ia bërë me dije se Frashër  Krasniqi përdor shpesh grushtet.

Krasniqi ka sulmuar me grushte në një emision televiziv deputetin Milaim Zeka e tash së fundi është raportuar edhe se ka sulmuar Xhelal Sfeçlën ndonëse kjo është mohuar nga të dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat