Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përkujton Haki Imerin

Aktuale

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përkujton Haki Imerin

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 15:40
Kryetari i LDK-së Isa Mustafa dhe Haki Imeri

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka përkujtuar veprimtarin e LDK-së, anëtarin e kryesisë së LDK-së në Skenderaj, Haki Imerin.

“Haki Imeri ishte një prej veprimtarëve i cili dha kontribut për çështjet kombëtare por gjithashtu si njohës i shumë gjuhëve të huaja, drejtpërdrejt raportoi në demaskimin e propagandës serbe anti-shqiptare, para mendiave ndërkombëtare, transmeton lajmi.net.

Hakiu dha kontribut të veçantë në shtyllën e arsimit shqip dhe në pajtimin e gjaqeve bashkë me shumë intelektualë, ndër ta Anton Qetën dhe Idriz Rrecin.

Lidhja Demokratike e Kosovës do të u jetë mirënjohëse të gjithë aktivistëve të cilën në rrethana dhe kohëra të vështira dhanë kontribut për Kosovën”, ka thënë kryetari Mustafa. /Lajmi.net/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat