Rexhaj: Enigmatike! Ku gjendet Albin Kurti qe 6 ditë?!

Aktuale

Rexhaj: Enigmatike! Ku gjendet Albin Kurti qe 6 ditë?!

Nga: A.ZH Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 16:06
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti

Publicisti i njohur Xhevat Rexhaj, në një postim në Facebook, ka pyetur se ku gjendet lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.

Ai ka pyetur se pse nuk dihet asgjë për të qe gjashtë ditë, përcjell Bota sot.

“Enigmatike. Ku gjendet Albin Kurti qe 6 ditë nuk dihet për të? Po flitet aty-këtu për diçka jo normale rreth tij....”, ka shkruar Rexhaj në Facebook.

Ndryshe, Kurti nuk ishte i pranishëm as në seancën e djeshme të thirrur nga opozita, për miratimin e Rezolutës së Dialogut, kundër presidentit Hashim Thaçi.

Ai nuk është aktiv as në rrjetet sociale, që nga data 26 tetor, kur në një postim në Facebook, kishte njoftuar për një takim me një grup studentësh dhe profesorët e tyre nga Instituti i Studimeve Politike Johan Skytte në Universitetin e Tartusë, Estoni./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat