Bekim Jashari: Ka nevojë për parti tjera

Aktuale

Bekim Jashari: Ka nevojë për parti tjera

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 17:07
Bekim Jashari

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, tha se të gjithë atyre që u kemi dhënë votën dhe nuk kanë përmbushur premtimet është koha që tu japim ndëshkimin e merituar. Sipas tij nëse është nevojë për të bërë parti të re, ai do e shqyrtojë.

Jashari bëri me dije se shpejt nuk do të ketë parti. “Nuk frikësohem nga askush. Mbetet të shihet. E kam thënë publikisht se as PDK-së dhe as partive tjera nuk do të i bashkohem. Nuk do ta ngjyrosë as emrin tim e as të familjes time. Ka nevojë për parti të tjera”, deklaroi ai në një intervistë për RTK.

“Ka pasur zëra që familja Jashari të mos kyçet, ne jemi njëjtë si qytetarë. Pse të mos interesohemi si familjen Jashari që kanë dhënë 20 anëtarë të familjes për Kosovë. Kërkesat e nevojat e qytetarëve janë këtu ku jam. As para luftës, as gjatë luftës dhe pas luftës nuk mund të na imponojë se çka të bëjmë. Është situatë e njëjtë sikur para një viti për pakënaqësitë e qytetarëve të vendit për situatën aktuale”, tha ai. “Është koha për të punuar e ndërtuar këtë vend, ky vend ka nevojë për punë. Skenderaj ka nevojë për fabrika. Rinia sot bisedon si me ik prej Kosove, sot është për keqardhje që rinia të diplomuar, sot don me ikë prej vendit, ata janë të pa punë. Ka njerëz me master, e me doktoraturë që janë të pa punë. Duhet të bëhet shumë punë që të ndërtojmë këtë vend me zhvillim ekonomik. Ne duhet të krijojmë vende punë. Situata është krijuar e atillë e kemi arritur në këtë punë të gjithë bashkërisht. Ne jemi ata që i kemi dhënë votës politikës. Mundemi t’i ndëshkojnë me votë, nëse sot i votojmë ata, pasnesër nuk duhet t’u japim prapë votën”, tha Jashari.

Për ndëshkimin që duhet të u jepet politikanëve, sipas tij, qytetarët e Kosovës duhet të mendojnë. “Ka mbaruar koha të thirremi vetëm në të kaluarën, është koha që të jetësojmë amanetin e dëshmorëve, kjo arrihet me punë. Dëshmorët janë harruar”, tha Jashari. Ai ka folur edhe për funksionimin e Komunës së Skenderaj. Sipas tij në Skenderaj ka shumë probleme.

Kryetari i Skenderajt Bekim Jashari ka vlerësuar se ka raporte shumë të mira me nivelin qendror të PDK-së, por jo me atë lokal. “Të jam i sinqertë, këtu me degën e Skenderajt nuk i kemi mirë raportet. Besoj se do të tejkalohen me kalimin e kohës. Edhe ata e kanë vështirë të pajtohen se 20 vite pas luftës këtu të mos e kenë këtë komunë. Ka individ që nuk po pajtohen duke i nisur me kryetarin e Degës. Me kryetarin Degës Sami Lushtakun kam raporte të mira private. Duhet të kuptojnë të gjithë se Bekimi nuk ka hyrë këtu për inate, por port të mirën e vendit”, tha Jashari.

Për liderin PDK-së, Kadri Veseli dhe mundësinë që ai të kyçet në pajtim në Skenderaj, Jashari vlerësoi se ai ka pak të vështirë. “Këtu në Drenicë është pak më ndryshe, nuk ka përfunduar koha e komandantëve, duhet të përfundoj koha e keqpërdorimit të komandantëve dhe uniformëa së luftës së UÇK-së”, tha ai.

Kurse për idenë e korrigjimit të kufirit ndërmjet Kosovës e Serbisë, të ideuar nga Hashim Thaçi, i pari i Skenderajt tha se Kosova ka derdhur shumë gjak. Sipas tij të gjithë duhet së bashku të bisedojmë dhe të përmbyllim problemin me Serbinë. “Populli në dy anë, në Kosovë e Serbi është lodhur nga politika. Nuk ka shqiptarë që nuk e don Preshevën”, tha ai.  Sipas tij presidenti duhet të sqaroj këtë ide. “Nëse nuk ka arritje të marrëveshjes, duhet të ketë edhe referendum”, pohoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat