Daçiq publikon letrën: Ky shtet tërheq njohjen e Kosovës

Aktuale

Daçiq publikon letrën: Ky shtet tërheq njohjen e Kosovës

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 18:15
Ivica Daçiq

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë se Dominika, shteti ishullor i Karaibeve e ka tërhequr njohjen e Pavarësisë së Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur Gazeta serbe Tanjug.

Ata kanë publikur edhe një letër të ministrisë së Jashtme dominikane, ku thuhet se ky shtet e ka tërhequr njohjen e Kosovës.

Zyrtarë nga ministria e Jashtme e Kosovës, akoma nuk kanë dhënë asnjë qëndrim rreth kësaj çështje.

Dominika e ka njohur Kosovës në dhjetor të vitit 2012.

“Në emër të popullit të Komonvelthit të Dominikas, është kënaqësi e veçantë të ju informoj se Dominika njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Përgëzojmë përkushtimin e popullit të Kosovës për të ndërtuar një shtet të pavarur mbi bazën e parimeve të lirisë dhe demokracisë”, thuhej atë kohë në letrën e shtetit dominikan.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat