Veseli kujton heronjtë Afrim Zhitia e Fahri Fazliu

Aktuale

Veseli kujton heronjtë Afrim Zhitia e Fahri Fazliu

Nga: D.RR Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 18:17
Afrim Zhitia e Fahri Faziiu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka kujtuar dy heronjtë Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu në 29 vjetorin e rënies së tyre.

Veseli ka thënë se ata ishin pushkët e para të lirisë, paraardhësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Postimi i plotë:

Sot janë bërë 29 vjet nga rënia e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut, por dhembja dhe krenaria për ta, jetojnë me ne. Jemi krenarë të gjithë ne që kemi pasur rastin t’i njohim personalisht. Ata ishin pushkët e para të lirisë, paraardhësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nuk do të harrojmë asnjëherë sakrificën dhe kontributin e tyre për lirinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat