Mustafa takon O’Connellin, flasin për rolin e LDK-së në dialog

Aktuale

Mustafa takon O’Connellin, flasin për rolin e LDK-së në dialog

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 18:45
Isa Mustafa

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka takuar Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell.

Gjatë një postim në Facebook, Mustafa ka thënë se e ka falënderuar  O’Connell përkrahjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar si dhe për qëndrimet parimore ndaj procesit të dialogut

Postimi i plotë në Facebook:

Të nderuar miq,                                                                                                              

Sot takova Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z.Ruairi O’Connell. Biseduam për situatën aktuale në vendin tonë, në veçanti për nevojën e çuarjes përpara të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për rolin e LDK-së. Ambasadorit O’Conelli iu falënderova për përkrahjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar si dhe për qëndrimet parimore ndaj procesit të dialogut. Në takim mori pjesë edhe z. Bajram Gecaj. IM

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat