Limaj: Afrimi dhe Fahriu ishin dhe mbeten shembulli më i mirë se si i dilet zot vendit

Aktuale

Limaj: Afrimi dhe Fahriu ishin dhe mbeten shembulli më i mirë se si i dilet zot vendit

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 19:23
Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, në 29 vjetorin e rënies së heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, ka theksuar se “kujtojmë dhe nderojmë jetën dhe veprën e dy prej organizatorëve kryesorë të Lëvizjes Popullore të Kosovës për çlirim”.

Postimi i plotë:

Në 29-vjetorin e rënies kujtojmë dhe nderojmë jetën dhe veprën e dy prej organizatorëve kryesorë të Lëvizjes Popullore të Kosovës për çlirim, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu. Më 2 nëntor 1989, pas një demonstrate, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu u rrethuan nga forcat serbe në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë dhe pas një rezistence heroike dhjetorëshe, ranë dëshmorë. Afrimi dhe Fahriu ishin dhe mbeten shembulli më i mirë se si i dilet Zot vendit deri në sakrificë, duke u bërë burim frymëzimi për luftëtaret e lirisë. I përjetshëm qoftë kujtimi për të gjithë dëshmorët e kombit. Lavdi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat