Haradinaj: Nëse opozita i ka votat le ta rrëzojë Qeverinë - Bota Sot
Haradinaj: Nëse opozita i ka votat le ta rrëzojë Qeverinë

Aktuale

Haradinaj: Nëse opozita i ka votat le ta rrëzojë Qeverinë

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 20:19
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se nuk ka asnjë arsye të japë dorëheqje dhe që vendi të shkojë në zgjedhje.

“Nëse opozita i bën votat le të na rrëzojë”, tha Haradinaj duke e ftuar edhe një herë opozitën që të jetë pjesë e konsensusit të dialogut me Serbinë dhe të mos veprojë sipas logjikës së inateve.

Sa i përket liberalizimit të vizave, kryeministri, tha se pret lajm pozitiv në fund të vitit, në të kundërtën Haradinaj tha se BE del se na ka gënjyer.

Në një intervistë për RTK-në, Haradinaj u përgjigj me tone të ashpra ndaj Bankës Botërore për çështjen e ndërtimit të Termocentralit Kosova e Re.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...