Kufijtë e Kosovës, Meta: Shqipëria nuk pranon dhe nuk ka pretendime territoriale

Aktuale

Kufijtë e Kosovës, Meta: Shqipëria nuk pranon dhe nuk ka pretendime territoriale

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 21:05
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta është shprehur mbrëmjen e sotme në studion e emisionit ‘FAKT’se Shqipëria nuk ka pretendime territoriale.

Përballë gazetarit Çim Peka, presidenti Meta është shprehur se nuk do të pranojë pretendime të tilla.

‘Ju me këtë çështje besoj se herë pas here kam shprehur qëndrime të cilat janë publike dhe në institucionet ndërkombëtare. Së pari si presidenti i Shqipërisë dua tu them se Shqipëria nuk ka asnjë pretendim territorial dhe as nuk pranon dhe s’ka për të pranuar asnjë lloj pretendimi për asgjë.

Shqipëria ka vetëm një projekt që është integrimi evropian. Dhe shqiptarët kanë interes ti shërbejnë integrimit të të gjithë rajonit. Gjithçka tjetër që nuk shkon në këtë linjë bëhet vetë pengesë, që mund ti pozicionojë dhe shqiptarët dhe ti çojë drejt një situate të vështirë.

Unë fola në emër të Shqipërisë, Kosova ka institucionet e saj, ajo që unë sugjeroj është uniteti i brendshëm që këtë çështje ta zgjidhin dh përballojë së bashku, nuk mund të hyj në komente të mëtejshme’, u shpreh Presidenti Ilir Meta.

Duke folur për vizitën në Prishtinë të pak kohëve më parë, Presidenti Meta u shpreh se ajo ishte private e jo zyrtare.

‘Po kam qenë tek Mustafa, kam qenë në kontakt me familjarët e tij për fat të mirë vetë Mustafa është mjaft mirë. E para ishte në aspektin njerëzor dhe human por nuk ishte një takim thjeshtë me kryetarin e opozitës, por ishte një takim njerëzor.

Kemi shkëmbyer mendime rreth dialogut, dhe ajo që i kam thënë zotit Mustafa dhe zotit Kurti ka qenë që edhe këta si opozitë të përfshihen në dialog. Nuk besoj se zgjedhjet e shpejta janë zgjidhje në Kosovë. Çështja e dialogut do një bashkëpunim me opozitën’, u shpreh Presidenti Ilir Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat