Haradinaj për vizat: Është keq që BE-ja me rrejt Kosovën - Bota Sot
Haradinaj për vizat: Është keq që BE-ja me rrejt Kosovën

Aktuale

Haradinaj për vizat: Është keq që BE-ja me rrejt Kosovën

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 22:06
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se është keq që BE-ja me rrejt Kosovën për vizat.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj duke folur për liberalizimin e vizave, ka thënë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret që BE-ja ia ka vënë.

“Po dëgjoj plotë deklarata, duhet të kuptojmë një gjë, ekziston një kontratë mes Kosovës dhe BE-së. Ato kushte që BE-ja ia ka vënë Kosovës dhe që i ka përmbushur, përkundër fakti që ka qenë e vështirë, ne i kemi kry obligimet. Tash është keq prej BE-së me e rrejt Kosovën”, ka thënë Haradinaj në një intervistë në RTK.

Haradinaj, po ashtu ka kërkuar që spektri politik i Kosovës ashtu siç reflektoi unitet për FSK-në dhe ushtrinë ta bëjë atë edhe për çështjen e dialogut me Serbinë

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...