Në historinë e njerëzimit, kështu veproi Serbia me shqiptarët

Aktuale

Në historinë e njerëzimit, kështu veproi Serbia me shqiptarët

Nga: N.Sh Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 08:59
Ilustrim

Boiken Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje thotë se, Serbia nuk i ka respektuar kurrë marrëveshjet me Kosovën.

Ai thotë se Serbia në historinë e saj nuk i ka respektuar kurrë marrëveshjet me shqiptarët e Kosovës.

“Serbia na ka trajtuar e vazhdon të na trajtojë si popull i pabarabartë dhe i pa denjë për t'u trajtuar sipas ligjit ndërkombëtar. Në historinë e njerëzimit, në këtë mënyrë ka vepruar çdo popull kolonizator kundrejt një territori dhe populli që synon ta kolonizojë. Kolonizatori i ka bërë përherë marrëveshjet me atë që synon të kolonizojë vetëm për t'i prishur ato njëanshëm në momentin e parë të volitshëm”, shkruan Abazi në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Më poshtë, shkrimi i plotë:

Serbia nuk i ka respektuar kurrë marrëveshjet me Kosovën. Nuk e kam fjalën këtu vetëm për 33 marrëveshjet e nënshkruara në 7 vitet e fundit përmes negociatave në Bruksel - këto 33 marrëveshje ose nuk janë respektuar fare nga Serbia, ose janë respektuar pjesërisht dhe përkohësisht. E kam fjalën që Serbia, në historinë e saj si shtet, nuk ka respektuar kurrë në afatgjatë marrëveshje me shqiptarët e Kosovës. Kurrë.

Serbia na ka trajtuar e vazhdon të na trajtojë si popull i pabarabartë dhe i pa denjë për t'u trajtuar sipas ligjit ndërkombëtar. Në historinë e njerëzimit, në këtë mënyrë ka vepruar çdo popull kolonizator kundrejt një territori dhe populli që synon ta kolonizojë. Kolonizatori i ka bërë përherë marrëveshjet me atë që synon të kolonizojë vetëm për t'i prishur ato njëanshëm në momentin e parë të volitshëm. Historia dhe e tashmja na tregojnë se nuk kemi çfarë të merremi vesh me Serbinë pa e njohur ajo Kosovën si shtet të pavarur, dhe popullin shqiptar si popull me të drejta të barabarta me çdo popull të lirë të kësaj bote.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat